Flash News

POLITIKOFF

Formula 1/ Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare themeluesi i “William Racing”

Formula 1/ Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare
Në Foto/ Sir Frank Williams, themelues i "William Racing"

Sir Frank Williams, themeluesi dhe ish-drejtori i ekipit të Williams Racing, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Sipas The Guardian, ekipi fitoi titullin e pilotëve F1 shtatë herë dhe kampionatin e konstruktorëve në nëntë raste nën drejtimin e Williams.

Në një deklaratë nga Williams Racing thuhej: “Me pikëllim të madh, në emër të familjes Williams, ekipi mund të konfirmojë vdekjen e Sir Frank Williams CBE, themelues dhe ish-drejtor i ekipit të Williams Racing, në moshën 79-vjeçare. I shtruar në spital të premten, Sir Frank ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij.”

Deklarata e ekipit vazhdoi: “Sot i bëjmë homazhe figurës sonë shumë të dashur dhe frymëzuese. Frank do të mungojë shumë.

Ekipi i Williams shijoi fitoren e tyre të parë në garën F1 në Çmimin e Madh të Britanisë 1979 në Silverstone me Clay Regazzoni në timon. Në vitin 1980, Australiani Alan Jones drejtoi ekipin drejt titujve të pilotëve dhe konstruktorëve për herë të parë.

Të fundit