Flash News

POLITIKOFF

FOTO/ E bëri baba për herë të parë, kush është partnerja 'misterioze' e Landi Hysit

FOTO/ E bëri baba për herë të parë, kush

Këngëtari Roland Hysi, i grupit muzikor "West Side Family", njoftoi sot se është bërë baba për herë të parë. Ai është bërë baba i një djali, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lukas.

Ky lajm habiti disi fansat, pasi këngëtari nuk kishte treguar asgjë së fundmi nga jeta e tij private, edhe pse në daljet televizive e ka pohuar disa herë se është në një lidhje romantike. Por kush është partnerja "misterioze" e Roland Hysit?

Mësohet se nëna e fëmijës së Landit është Eva Ago, një brune simpatike që sot është bërë nënë për herë të parë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar një status për ardhjen në jetë të djalit të saj.

"Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas , biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi & Lukas Hysi ju kam gjithçka" shkruan Eva teksa e shoqëron postimin me një foto të sajën gjatë shtatzanisë dhe një tjetër të foshnjës. Eva punon tek Ministria e Turizmit.

FOTO/ E bëri baba për herë të parë, kushFOTO/ E bëri baba për herë të parë, kushFOTO/ E bëri baba për herë të parë, kushFOTO/ E bëri baba për herë të parë, kushFOTO/ E bëri baba për herë të parë, kushFOTO/ E bëri baba për herë të parë, kush

Të fundit