Flash News
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë
EMRI/ Lëvizte me armë dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete
Berisha: Drejtor policie në Tiranë do emërohet narkobanditi që zvarriti Ilir Metën
Foto/ Pas videoskandalit në Pallatin Mbretëror, Elia Zaharia dhe Princ Leka në gjykatë për divorcin
Ditën e sotme është mbajtur seanca e divorcit të princ Lekës dhe Elia Zaharias. Aktorja është fotografuar teksa ka dalë nga Gjykata pas seancës.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.
Ndërkohë më 5 Mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.
Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.
Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.