Flash News

POLITIKOFF

Foto/ Qyteti me pemën më të bukur të Krishtlindjeve në Evropë

Foto/ Qyteti me pemën më të bukur të Krishtlindjeve në
Foto ilustruese

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është zgjedhur për të dytin vit radhazi si qyteti me pemën e Krishtlindjes më të bukur në Evropë, duke lënë prapa qytetet e tjera të mëdha.

Vizualisht, pema e Krishtlindjes duket si një imazh surreal, një kompozicion modern i lartë 24 metra.

Pema është e rrethuar nga 6.000 degë të gjalla dhe aromatike të zbukuruara me pothuajse 4 km drita të Krishtlindjes që ndryshojnë ngjyrat, 800 dekorime argjendi dhe 150 metra katrorë pasqyra.

Instalimi më modern në të vërtetë është i dyfishtë: vendosja hapësinore e strukturave metalike krijon disa sipërfaqe të zbukuruara me pasqyra, ndërsa pjesa e brendshme është bërë që të duket komode, si shtëpi dhe intime me një pemë të Krishtlindjeve të gjallë të zbukuruar me boça pishash dhe fenerë.

Pemët e Krishtlindjeve në Vilnius janë bërë të njohura falë temave të tyre origjinale, dekorimeve unike dhe atmosferës magjike që evokojnë, dekorimeve unike dhe atmosferës magjike që ato shkaktojnë.

Foto/ Qyteti me pemën më të bukur të Krishtlindjeve në

 

Foto/ Qyteti me pemën më të bukur të Krishtlindjeve në

Të fundit