Flash News

POLITIKOFF

Fotografi i famshëm mahnitet nga bukuria shqiptare: Eleganca e një gruaje arbëreshe

Fotografi i famshëm mahnitet nga bukuria shqiptare: Eleganca e një

Fotografi i njohur nga Peruja, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukuritë shqiptare të arbëreshëve të Italisë. Puna e tij është paraqitur ndërkombëtarisht në revista të tilla si Vogue, V Magazine, Vanity Fair dhe GQ.

Për një nga setet e tij fotografike ai është frymëzuar nga bukuria e gruas arbëreshe. Disa fotografitë ai i ka ndarë me më shumë se 4 milionë ndjekësit e tij.

“ELEGANCA, GRA ARBERESHE Vitin e kaluar pata mundësinë të fotografoj Arbëreshë, njerëz me origjinë shqiptare në Sicili. Ata erdhën shekuj më parë dhe u bënë pjesë e Italisë, por kurrë nuk i harruan traditat apo lidhjen e tyre me vendin e tyre të lindjes. Takimi me ta ishte një përvojë e mahnitshme dhe më kujtoi mua, si një peruan, se largimi nga vendi juaj nuk do të thotë të humbni atë që jeni”, shkruan ai përkrah një fotografie që ka shpërndarë në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARIO TESTINO (@mariotestino)

Të fundit