Flash News

POLITIKOFF

Fotografja shqiptare për Era Istrefin: Punoja me orë ta zgjatura, më paguante pak

Fotografja shqiptare për Era Istrefin: Punoja me orë ta zgjatura,

Lena Nikolaj, fotografja e njohur shqiptare e cila po ngjit hapat e karrierës dhe suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer për jetën e saj dhe ka treguar detaje në "Abc-në e mëngjesit".

Fotografja ka udhëtuar në 25 shtete të ndryshme të botës dhe gjatë udhëtimeve ka realizuar fotografi të jashtëzakonshme.

Përmes një interviste në Skype për “ABC e Mëngjesit”, fotografja ka rrëfyer shumë mbi jetën e saj. “Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola,"- tregoi ajo.

Por ka habitur shumë ajo që ka thënë për këngëtaren Era Istrefi. Lena ka thënë se Era nuk e ka paguar si duhet gjatë kohës që fotografja ka punuar për të.

"Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksploroj më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë. Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dalë shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu."

Të fundit