Flash News

POLITIKOFF

Fotoja "virale" e Cristiano Ronaldos me Leo Messin në fakt është "photoshop"

Fotoja "virale" e Cristiano Ronaldos me Leo Messin në fakt

Prej dekadash, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përballur në fushën e blertë dhe janë konsideruar si rivalët më të mëdhenjë të epokës së tyre. Por ka qenë marka luksoze Louis Vuitton që i ka bërë bashkë përtej futbollit, në një ndeshje shahu. Megjithatë, pasi foto theu rrjetin dhe bëri xhiron e botës, një hipotezë ka dalë në pah. Messi dhe Ronaldo nuk janë takuar kurrë për të bërë atë foto por është bërë montazh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Louis Vuitton (@louisvuitton)

Shkak për këto dyshime është bërë vetë marka Louis Vuitton që fshiu videon nga skenat e xhirimit vëtëm një minutë e dymbëdhjetë sekonda pas postimit. Por këto pamje nuk shpëtuan pa u ruajtur nga njerëz të ndryshëm dhe në to nuk shihet në asnjë moment Messi dhe Ronaldo bashkë, por secili në plan vetëm. Kjo ka bërë skeptik njerëzit në mbarë botën, por gjithsesi foto është publikuar nga vetë futbollistët në llogaritë e tyre.

Fotoja "virale" e Cristiano Ronaldos me Leo Messin në fakt

Messi dhe Ronaldo kanë folur dhe për momentet e tyre më krenare si futbollistë ndërkombëtarë përpara asaj që do të jetë Botërori i pestë për të dy lojtarët. Messi është shprehur:

Fitorja më e paharrueshme për mua ishte fitorja e njohjes së popullit argjentinas.

Kur fitova titullin e parë për kombëtaren e Portugalisë.

Fotoja "virale" e Cristiano Ronaldos me Leo Messin në fakt

Fotografia pritet të jetë imazhi më i pëlqyer i të gjitha kohërave në Instagram, me postimin e Ronaldos që tashmë ka marrë mbi 30 milionë pëlqime.

Të fundit