Flash News

POLITIKOFF

Fotot e fundit të Mbretëreshës Elizabeth tregojnë se ajo nuk i mban mëri Meghan-it dhe Harry-t

Fotot e fundit të Mbretëreshës Elizabeth tregojnë se ajo nuk

Mbretëresha Elizabeth II ka takuar së fundmi kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, në Pallatin Buckingham por më shumë se ky takim, vëmendje të madhe kanë marrë fotot që duken nga mbledhja. Në sfond janë kornizat familjare, ku ndër të cilat ishte dhe një foto e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Fotoja e Meghan-it dhe Harry-t është shkrepur nga fejesa e tyre në vitin 2017 por siç shkruan "People", kjo foto nuk është publikuar zyrtarisht, pra është ekskluzive vetëm për familjen.

Fotot e fundit të Mbretëreshës Elizabeth tregojnë se ajo nuk

Vihet re se pranë fotos së Harry-t dhe Meghan, ishin imazhet e anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Princin William dhe Dukeshën Kate, si dhe fotografia e burrit të ndjerë të mbretëreshës, Princit Philip.

Fotot e fundit të Mbretëreshës Elizabeth tregojnë se ajo nuk

Kujtojmë se intervista e Harry-t dhe Meghan-it tek Oprah, i ka ndezur sërish "gjakrat" mes tyre dhe familjes mbretërore, por Mbretëresha mesa duket nuk shkëputet dot nga dashuria për nipin dhe nuk i mban mëri pavarësisht se djali i saj, Charles, babai i Harry-t dhe nipi i saj, William - vëllai i Harryt, i mbajnë ende mëri atij.

Të fundit