Flash News

POLITIKOFF

Françesko Toti dhe Ilari Blazi divorcohen pas 17 vitesh

Françesko Toti dhe Ilari Blazi divorcohen pas 17 vitesh

Pas shumë spekulimeve të orëve të fundit dhe shumë lajmeve që kanë qarkulluar për ta kohët e fundit, Françesko Toti dhe Ilari Blazi kanë pranuar zyrtarisht divorcin mes tyre. Muaj të turbullt me lajme nën zë për një martesë që kishte marrë fund, çifti ka vendosur të bëjë publike dhe ta zyrtarizojë ndarjen pas 17 viteve martesë.

I pari reagim publik ishte ai i Ilari Blazi-t, e cila, përmes menaxherit të saj, ka bërë një deklaratë publike: “Pas 20 viteve bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Françeskon ka përfunduar. Rrugëtimi i ndarjes do të mbetet një çështje private dhe nuk do të ndiqet nga deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë të evitojnë spekulimet dhe sidomos të respektojnë privatësinë e familjes sime”.

Po kështu, edhe Françesko Toti, përmes një deklarate publike, ka pranuar ndarjen: “U mundova të kaloja krizën e martesës time, por sot e kuptoj që zgjedhja e divorcit, edhe pse e dhimbshme, nuk mund të shmanget. Çdo gjë që kam thënë dhe bërë në muajt e fundit është thënë dhe bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, që do të jenë gjithmonë prioriteti absolut në jetën time. Do të vazhdoj të jem pranë Ilari në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë duke respektuar gruan time. Kam besim të plotë te respektimi i privatësisë tonë, sidomos për shkak të lumturisë së fëmijëve tanë.”

Të fundit