Flash News

POLITIKOFF

Franck Kessie firmos me Barcelonën, blaugranat i ofrojnë 6.5 mln euro

Franck Kessie firmos me Barcelonën, blaugranat i ofrojnë 6.5 mln euro

Franck Kessie është zyrtarisht pjesë e Barcelonës. Mesfushori milanez ka kryet testet mjekësore pranë klubit dhe ka firmosur kontratën.

Eksperienca e Kessie në Milano do të përfundojë më 30 Qershor. Mesfushoi ka refuzuar të pranojë kushtet e milanezëve për të zgjatur kontratën duke firmosur përfundimisht largimin nga milanezët.

Ndërsa klubet e Premier League dhe Ligue 1 ishin të interesuara, duke përfshirë Arsenalin, Liverpool, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe PSG, ai duket se po shkonte drejt Barcelonës.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Kessie ishte në Spanjë dje për testet e tij mjekësore me stafin e Blaugranas. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nënshkroi kontratën, që besohet të jetë me vlerë 6.5 milionë euro në sezon plus shtesa për katër vjet.

Kjo është afërsisht e njëjta pagë që kishte propozuar Milani, por ndryshimi është se agjenti i Kessie do të marrë një komision të madh për ndërmjetësimin e transferimit.

Të fundit