Flash News

POLITIKOFF

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga kujdestaria ndaj së bijës

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga

Babai i këngëtares Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i saj pas 13 vitesh

Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë që në vitin 2008. Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj Jamie kontroll mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga

Por ajo së fundmi kërkoi ta hiqte atë nga ky rol, duke kërkuar që ai të akuzohej për "abuzim me kujdestarinë". Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për mirëqenien e vajzës së tij.

Një lëvizje bazë e tifozëve, e njohur si fushata #FreeBritney, dëshironte që këngëtarja të rimarrë autonominë në punët dhe jetën e saj. Madje janë zhvilluar protesta të ndryshme në shumë vende për të mbështetur këngëtaren.

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga

Mosmarrëveshja e zgjatur ligjore fitoi vëmendje të përtërirë në vitin 2021 pas publikimit të "Framing Britney Spears" - një dokumentar i cili u përqendrua në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga

39-vjeçarja për herë të parë foli në gjykatë përmes një lidhje telefonike ku i tha një gjykatësi se ajo ishte droguar, e detyruar të vepronte kundër vullnetit të saj dhe ishte parandaluar të kishte fëmijë. Kujdestaria e Spears ndahet në dy pjesë - njëra është për pronat e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person. Deklaratat e saj dhe lutja për të qenë e lirë nxiti akoma më shumë lëvizjen "Free Britney" dhe gjithë mbështetësit e saj të përforconin gjuhën e tyre dhe kërkesën për ta lënë artistën të jetë e lirë dhe jo nën kujdesin e babait të saj.

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga

Babai i saj dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të çështjeve shëndetësore, por këngëtarja paraqiti një peticion në korrik për të hequr babanë e saj nga kontrolli i pasurisë së saj në korrik. Ajo më vonë tha se nuk do të performonte përsëri ndërsa ai qëndronte  ende në këtë rol.

"Free Britney" fiton, babai i këngëtares heq dorë nga

Duke iu përgjigjur kësaj kërkese, avokati i Spears tha të enjten në një dokument gjyqësor se nuk kishte "asnjë bazë aktuale" që ai të tërhiqej, por shtoi se ai ishte bërë "objektivi i pareshtur i sulmeve të pajustifikuara".

Avokati i yllit, Matheë Rosengart, tha në një deklaratë: "Kjo është një fitore e madhe për Britney Spears dhe një hap tjetër drejt drejtësisë".

Vendimi i zotit Spears ishte "shfajësim për Britney. Ne jemi të zhgënjyer, megjithatë, nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears dhe të tjerëve".

Rosengart shtoi se një hetim mbi veprimet e atyre që janë përfshirë në menaxhimin e pasurisë së saj gjatë gjithë kujdestarisë do të vazhdojë.

Të fundit