Flash News

POLITIKOFF

Fushata e Vjosa Osmanit do të shoqërohet me këngë që kanë thirrje të forta dhe mesazhe të veçanta

Fushata e Vjosa Osmanit do të shoqërohet me këngë që

Vjosa Osmani e cila është ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, ka ndarë në profilin e saj në Facebook, këngët që janë përzgjedhur për fushatën zgjedhore në Kosovë.

10këngët e përzgjedhura kanë mesazhe të forta dhe sigurisht qëllime të caktuara. Mes tyre janë dhe tre këngë që kanë një domethënie të veçantë për historinë e Kosovës por dhe lidhjen Kosovë-Shqipëri: “Shinë Ya light” nga Rita Ora, “Levitating” nga Dua Lipa dhe “Jeto” nga Vlashent Sata (këngëtari nga Shqipëria i cili jeton në Francë dhe ka një stil të veçantë muzike).

“Muzika ka gjithmonë vend të veçantë në jetën tonë – është diçka që na motivon dhe na sjellë gëzim. Sot po ndaj me ju disa nga këngët e këtij rrugëtimi ngazëllues të fushatës zgjedhore. Do të doja shumë që në komentet tuaja t’i ndani me mua këngët tuaja të preferuara!”, shkruan Osmani në postimin e saj në Facebook.

Këngë të tjera janë të huaja dhe kanë "thirrje" në tekstin e tyre, për t`u ngritur dhe për të ndryshuar.

Fushata e Vjosa Osmanit do të shoqërohet me këngë që

Muzika ka gjithmonë vend të veçantë në jetën tonë - është diçka që na motivon dhe na sjellë gëzim. Sot po ndaj me ju...

Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, February 11, 2021

Të fundit