Flash News

POLITIKOFF

Fustani provokues i Kim Kardashian në Vatikan dhe cili është mesazhi i fshehtë pas kësaj veshjeje

Fustani provokues i Kim Kardashian në Vatikan dhe cili është

Kim Kardashian vishet pothuajse gjithmonë provokuese dhe ky nuk është lajmi, por të vishesh në Vatikan me veshjen me të cilën ajo ka vendosur të prezantojë veten, sigurisht që nxit komente dhe reagime publike.

Kim u fotografua pranë Kishëzës Sistine e veshur me një fustan gati transparent që zbulonte mëngët dhe disa pjesë të trupit.

Fustani provokues i Kim Kardashian në Vatikan dhe cili është

Për shkak të kodit të veshjes, ku vizitorët nuk mund të veshin rroba pa mëngë, funde të shkurtra, rroba që zbulojnë tatuazhet etj, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit.

Por në internet,  të shumtë janë ata që e konsideruan të papërshtatshme veshjen e saj, duke thënë se “është mungesë respekti”.

Fustani provokues i Kim Kardashian në Vatikan dhe cili është

Por në fakt, zgjedhja e Kim Kardashian me këtë fustan nuk ka qenë dhe aq rastësore. Historia e krijimit të këtij fustani (dhe gjithë koleksionit) ka një mesazh. Veshja është nga koleksioni Vjeshtë 2020 e Barragán.

Fustani provokues i Kim Kardashian në Vatikan dhe cili është

Dizajneri Victor Barragán, me origjinë meksikane, e bazoi koleksionin te inkuizicioni meksikan dhe persekutimi i brujas dhe brujos  nga Kisha Katolike. (Brujas dhe brujos – fjalë që përdoren në shumë kultura spanjishtfolëse në Amerikën Latine dhe Karaibe për t’iu referuar njerëzve që janë praktikues të magjisë; “bruja” përdoret për gratë, ndërsa “brujo” për burrat.)

Të fundit