Flash News

POLITIKOFF

Gazetarja Harka: Ardhja e Dua Lipes në Shqipëri po përgatitej prej një viti, i është dhuruar shtëpi në jug por është mbajtur sekret

Gazetarja Harka: Ardhja e Dua Lipes në Shqipëri po përgatitej

Në puntatën e djeshme të "Rudina" në Tv Klan, kanë qenë të ftuar gazetarët e showbizz-it ku ndër të tjera janë ndalur dhe tek ardhja surprizë e Dua Lipës në Shqipëri dhe pushimet që kaloi në jug të vendit tonë.

Por në fakt gazetarja e showbizz-it, Klotilda Harka ka zbuluar disa detaje për të cilat publiku nuk kishte dijeni më parë, Ajo ka thënë se ardhja e saj në Shqipëri po përgatitet prej një viti dhe që vitin që lamë pas i është dhuruar një rezidencë në jug, gjë e cila është mbajtur sekret.

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, tha gazetarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë, nga ana tjetër, Eraldo Rexho tha gjithashtu se Duas i është dhuruar dhe një shtëpi tjetër në jug:

"Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prap gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar…”

Të fundit