Flash News

POLITIKOFF

Gazetarja rrëfen se donte të hiqte dorë nga jeta, ndryshoi mendim prej të shoqit: Nëse dorëzohesh ti, edhe unë

Gazetarja rrëfen se donte të hiqte dorë nga jeta, ndryshoi mendim

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka qenë e ftuar në "Rudina" për të folur për eksperiencën e saj të kancerit të gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë, që është dhe Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Gazetarja ka treguar se e kuptoi shumë qartë faktin që ishte prekur nga kanceri i gjirit, por nuk shkoi të vizitohej dhe ia la në dorë fatit dhe po priste fatalitetin. Arsyeja pse ajo vendosi të mos luftonte ishte zvarritja, lodhja dhe mundimi, kështu sipas saj ishte më e lehtë të dorëzohej sesa të luftonte.

Por pasi e mori vesh bashkëshorti i saj, ai i tha nëse ajo dorëzohet, do dorëzohet dhe ai duke sakrifikuar jetën. Kjo gjë e drithëroi gazetaren, kështu vendosi që të niste luftën kundër kancerit për hir të njerëzve të dashur.

"Kryesori ka qenë im shoq i cili u trondit shumë kur mori vesh të vërtetën, motrat e mia, vajza natyrisht të cilës jam munduar t’ja transmetoj sa më vonë, edhe miqtë e mi të cilët vazhdojnë të mos më ndahen. Por bashkëshorti im, më kujtoi që kur ne ishim lidhur dikur së bashku, ishim lidhur në të mirë dhe në të keq dhe më tha që ne do jemi bashkë në të mirë dhe në të keq. Nëse ti ke vendosur që të ikësh nga kjo jetë pa luftuar, atëherë unë nuk do të luftoj krahë teje dhe do ndjek vendimin tënd. Kjo më ka drithëruar të them të drejtën se thashë jo ne nuk jemi 30 vite më parë, jemi 30 vite më pas dhe ke të drejtë të jetosh dhe për mua, të mbash një derë hapur për vajzën dhe mbesat.

Jo unë nuk e bëj këtë tha, ti ke vendosur me egoizmin tënd, unë do vendos me egoizmin tim. Kjo m’u duk shumë e papranueshme, realisht ai kishte të drejtën e tij, atëherë unë u bëra një grua e bindur, e shikoja dashurinë dhe drithërimat e lotët e tyre. Kemi qarë së bashku normale sepse ishin vendime të forta për t’u përballuar. As doktori më i përgatitur nuk e pranonte teorinë time,"- ka treguar Rezarta, që e nisi rrugëtimin e karrierës së saj si gazetare 28 vite më parë në radio.

Të fundit