Flash News

POLITIKOFF

Genc Prelvukaj për praninë e Goran Bregoviç në Korçë: Anulimi i koncertit do ishte goditje ndaj Ramës

Genc Prelvukaj për praninë e Goran Bregoviç në

Genc Prelvukaj ka vlerësuar shqiptarët duke thënë se si asnjëherë më parë janë rreshtuar në një anë dhe kanë dalë kundër koncertit të Goran Bregoviçit në Korçë.

Prelvukaj në 'Info Magazine' në Klan Kosova mes tjerash tha se nuk është kundër gjuhës sllave por kundër Bregoviçit në këtë rast.

“Unë nuk kam qenë kundër se gjuha sllave hyn në Korçë. Por jam kundër personalitetit që shkon aty pasi është shumë kontrovers dhe nuk e kam kuptuar logjiken e ftesës ndaj tij. Nëse unë do ta dija një ditë se një këngë e imja shërben si motivim i një grupi paramilitar që bëjnë luftë e kam borxh ndaj tyre të bëjë thirrje që mos të keqpërdoret kënga ime gjë që Bregoviç nuk e ka bërë kurrë”.

“Në Korçë nuk ka komunitet sllav, Shqipëria 99% nuk e njeh Goran Bregoviçin dhe në momentin që nuk e njeh askush ku është esenca e ftesës së tij. Me buxhetin që kanë mundur të ftojnë shumë artistë tanë por edhe nga Evropa”.

“Nuk është marrë ndonjë artist me të cilin e edukon një popullatë e as nuk përfaqëson muzikë që të jetë orientuese për qytetarët”.

Prelvukaj shtoi se ftesa ndaj Bregoviçit është politike dhe aspak nuk ka të bëjë me krijimtarinë e tij artistike.

“Ftesa ndaj tij është politike nuk ka të bëjë asgjë më veprat artistike të tij. Anulimi i këtij koncerti do të ishte goditje ndaj kryeministrit, Edi Rama, që ka dekoruar me “Çelësin e Tiranës” Bregoviçin në 2006. Korça udhëhiqet nga Partia Socialiste dhe është e pamundur anulimi i koncertit pasi që ka ndikim nga politika”, tha ai.

Të fundit