Flash News

POLITIKOFF

George Clooney bën punët e shtëpisë por nëse i pret flokët vajzës, Amal "e vret"

George Clooney bën punët e shtëpisë por nëse i pret

George Clooney është një nga burrat më tërheqës dhe edhe pse tashmë është i martuar, sërish është i pëlqyer nga femrat dhe është konsideruar gjithmonë si një nga meshkujt më joshës të Hollywood-it.

Por ai është dhe një bashkëshort ideal. Së fundmi, ka treguar se ka një hobi që nuk e kanë të gjithë burrat e tjerë. Aktori bën punët e shtëpisë. Aktori tha se punët e shtëpisë i janë kthyer në hobi e sidomos lavatriçja dhe larja e enëve.

George Clooney bën punët e shtëpisë por nëse i pret

“Djalit ja pres unë flokët, edhe flokët e mia i pres vetë. I kam prerë gjithmonë dhe tani janë si kashtë, por s’do guxoja kurrë t’i prisja flokët vajzës. Do futesha në telashe të mëdha po ta bëja. Nëse ja pres keq tim biri, do t’i rriten shpejt dhe problemi zgjidhet, por gruaja ime do të më vriste nëse prek flokët e Ella-s.
Po ju tregoj çfarë më është kthyer në hobi. Dy-tre lavatriçe çdo ditë dhe enët gjatë gjithë ditës!”-
tha Clooney gjatë intervistës së tij të fundit.

Të fundit