Flash News

POLITIKOFF

George Clooney tregon se ka qenë i pakënaqur si beqar: Isha i paplotësuar pa Amal-in

George Clooney tregon se ka qenë i pakënaqur si beqar: Isha i

Aktori i famshëm George Clooney është një ndër aktorët më të pëlqyer e sa nuk ishte i martuar me Amalin ishte dhe ndër beqarët më të kërkuar. Së fundmi, aktori është treguar më romantik se kurrë në një intervistë ku ka deklaruar se ka qenë i paplotësuar para se të njihte Amalin.

George Clooney tregon se ka qenë i pakënaqur si beqar: Isha i

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney.George Clooney tregon se ka qenë i pakënaqur si beqar: Isha i

Clooney tregoi në këtë intervistë po ashtu se pandeminë e ka kaluar duke qëndruar në shtëpi i izoluar. “Kam prerë flokët e mi, të fëmijëve, kam bërë punë shtëpie çdo ditë”-tha aktori.

George Clooney tregon se ka qenë i pakënaqur si beqar: Isha i

Clooney u takua me Amal-in në vitin 2013 dhe ishte dashuri me shikim të parë. një vit më vonë u martuan. Në vitin 2017 çifti u bënë prindër të dy binjakëve.

Të fundit