Flash News

POLITIKOFF

George Clooney fanatik i “metodës së vjetër” të komunikimit, i shkruan çdo ditë letër bashkëshortes

George Clooney fanatik i

Aktori i Hollywood-it, George Clooney ka dhënë një intervistë për ‘AARP The Magazine’ ku ndër të tjera ka treguar për fansat dhe ndjekësit e tij se ai është fanatik i dërgimit të letrave.

59-vjeçari ruan në kornizë disa letra të vjetra të shkëmbyera mes miqsh dhe po ashtu, ai vazhdon t’i shkruajë bashkëshortes së tij, Amal Clooney letra çdo ditë. Aktori është shprehur për revistën se këtë ritual e ka ndjekur edhe në karantinë.

George Clooney fanatik i

“Unë ja vendos në tavolinë, ajo poshtë jastëkut. Për mua letrat kanë shumë rëndësi sepse mendoj që një person ka marrë mundimin të ulet dhe ta shkruajë vetë.”

Po ashtu, aktori ka treguar dhe për binjakët e tij me Amal dhe vështirësitë që hasin fëmijët e tij për shkak të famës së prindërve.

“Ata kanë mjaft vështirësi që në momentin që kanë lindur si fëmijët e dy prindërve të famshëm. Shumë të tillë kanë vrarë veten nga presioni i famës. Unë doja që të paktën këtë detaj që e kam në kontroll ta bëj sa më të lehtë për ta”, tregon aktori 59-vjeçar.

Të fundit