Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Georgina Rodriguez flet për herë të parë për humbjen e djalit së saj
Georgina Rodriguez ka folur për herë të parë për humbjen e foshnjës së saj në serinë e dytë të reality show-t të saj në Netflix. Pasi Netflix konfirmoi se “I Am Georgina” do të kthehej “së shpejti”, detajet në lidhje me trazirat emocionale që ajo kaloi pas humbjes shkatërruese në prill po dalin në pah.
Drejtori i Netflix në Spanjë, Alvaro Diaz, zbuloi se tragjedina që pësuan modelja dhe partneri i saj, do të jetë një pjesë kyçe e serisë së dytë.
“Jeta më ka dhuruar kaq shumë në një hapësirë kaq të shkurtër kohe. Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja. Përgjigjen e kisha më afër se sa mendoja. Kam parë në sytë e fëmijëve të mi dhe aty pashë mënyrën e vetme për ta bërë këtë, të jemi të gjithë bashkë”- ka thënë Rodriguez.