Flash News

POLITIKOFF

Getinjo larg rrjeteve sociale: Po kaloj një fazë depresioni

Getinjo larg rrjeteve sociale: Po kaloj një fazë depresioni

Getinjo nuk kishte bërë asnjë romancë publike derisa nisi një romancë në Big Brother Vip Kosova. Pjesëmarrja e shkurtër në "Big Brother VIP Kosova" bëri që ai të krijonte një lidhje me Vivien Thano. Një lidhje e cila vazhdoi edhe pas daljes nga loja. Por së fundmi në rrjet përflitet se ai dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Getinjo, përmes një statusi në rrjete sociale ka shprehur ngarkesën që po përjeton së fundmi dhe nevojën për t'u shkëputur nga shumë gjëra.

"Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në Instastory.

Getinjo larg rrjeteve sociale: Po kaloj një fazë depresioni

Gjithashtu ai ka theksuar më pas që kjo gjendje nuk ka lidhje me Vivien.

Getinjo larg rrjeteve sociale: Po kaloj një fazë depresioni

Nga ana tjetër ajo e ka përforcuar nevojën e Getinjos për një pushim, duke kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit.

Getinjo larg rrjeteve sociale: Po kaloj një fazë depresioni

Të fundit