Flash News

POLITIKOFF

Getinjo postoi foton e Thaçit dhe Veselit, fansat nuk e përkrahin dhe i bëjnë "unfollow"

Getinjo postoi foton e Thaçit dhe Veselit, fansat nuk e përkrahin

Artisti nga Kosova, Getinjo gjithmonë e ka shprehur hapur mbështetjen për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Së fundmi, reperi ka publikuar një foto të tyre në Instastory, por mesa duket fansat e tij nuk e kanë pritur mirë këtë gjë.

Getinjo postoi foton e Thaçit dhe Veselit, fansat nuk e përkrahin

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka humbur rreth 1000 ndjekës, pasi pas këtij postimi i kanë bërë "unfollow".

Pas kësaj, vetë reperi ka reaguar në një postim në Instastory, teksa shkruan:

“Po e shoh që 1000 ndjekës më paskan hequr vetëm pse kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën. Jam gjithmonë me ata të dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po turp duhet të ju vijë, aq di të ju them. Hajde natën e mirë."

Getinjo postoi foton e Thaçit dhe Veselit, fansat nuk e përkrahin

Të fundit