Flash News

POLITIKOFF

Gigi Hadid shkruan një letër të hapur dhe i kërkon mediave të respektojnë privatësinë ndaj vajzës së saj

Gigi Hadid shkruan një letër të hapur dhe i kërkon mediave

Modelja Gigi Hadid, e cila ka një vajzë me këngëtarin Zayn Malik, dëshiron që mos t`i zbulohet identiteti vajzës së saj.

Ajo ka kërkuar nga paparacët që ata të respektojnë vendimin e saj për të mos i zbuluar fytyrën vajzës në publik.

Modelja Gigi Hadid nuk dëshiron të zbulojë fytyrën e foshnjës Khai në publik, dhe kërkoi nga paparacët të respektojnë privatësinë ndaj vajzës së saj.

Në një postim të gjatë, supermodelja tha ndërsa vajza e saj po rritet, ajo nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë atë ashtu siç dëshironte fillimisht.

“Ndërkohë që vogëlushja jonë rritet kemi kuptuar se nuk mund ta mbrojmë nga çdo gjë, ashtu siç ne do të donim kur ishte më e vogël. Asaj i pëlqen ta shikojë botën! Dhe pavarësisht se merr shumë prej saj afër fermës, ajo ka nisur të shikojë edhe vende të tjera, një bekim i vërtetë. Në vizitat tona të fundit në Neë York, ajo e do mbrojtësen e saj nga dielli të ngritur lart dhe e heq vetë atë. Ajo nuk e kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë dua ta mbroj. Dua gjithashtu që të shikoj qytetin më të mrekullueshëm në botë, njerëzit e bukur dhe të ndryshëm që ecin rrugëve të Neë York-ut. Unë i shkruaj të gjitha këto për t’i thënë: Paparazzi, shtypit dhe llogarive të dashura të fansave, ju e dini që kurrë nuk kemi ndarë qëllimisht fytyrat e vajzave tona në rrjetet sociale. Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë se si ta ndajë veten me botën kur ajo të bëhet në moshë, dhe ajo të mund mund të jetojë një fëmijëri sa më normale, pa u shqetësuar për një imazh publik që ajo nuk ka zgjedhur. Si një nënë e re, unë thjesht dua më të mirën për foshnjën time, siç bëjnë të gjithë prindërit, dhe shpresoj që kjo të vazhdojë, për të mbrojtur të miturit në media, edhe nëse vijnë nga një familje publike,” shkruan supermodelja.

Të fundit