Flash News

POLITIKOFF

“Gjërat vërtetohen jashtë”, Arbër Sulastrova flet për miqësinë me Ilir Shaqirin dhe dasmën e balerinit

“Gjërat vërtetohen jashtë”, Arbër Sulastrova

Tenisti Arbër Sulastrova u bë pjesë e “Big Brother VIP” këtë edicion. Ndonëse rrugëtimi i tij zgjati vetëm pak javë ai krijoi miqësi të mirë me disa nga banorët aty, duke përfshirë edhe fituesin e formatit Ilir Shaqirin. Ish-banori ka folur në një intervistë në lidhje me miqësinë që ka jashtë shtëpisë së “Big Brother” me Ilir Shaqirin. Ai shprehu se miqësia e tyre nisi brenda katër mureve, por jashtë është kthyer në “miqësi me këmbë në tokë” dhe beson se do të vazhdojë gjatë.

“Gjërat vërtetohen jashtë”, Arbër Sulastrova

“Ne u njohëm brenda katër mureve me Ilirn, një shoqëi në ajër, tani u bë me kënbë në tokë shoqëria dhe besoj se do të vazhdojë. Sepse aty është një burg luksoz, le të themi që ti je nën presion të shumë gjërave, nuk je 100% i lirë. Gjërat vërtetohen kur del jashtë. Jo vetëm miqësitë por edhe situata të tjera të caktuara në lidhje me karakterin e personave”- tha ai në “Ftesë në 5.”

“Gjërat vërtetohen jashtë”, Arbër Sulastrova

Gjithastu ai foli për lajmin që u hap me shpejtësi në disa media sociale dje se Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë. U raportua se fituesi i i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës.

“Muhabeti për dasmën që do të bëhet këtë javë. Në Orikum, fundjavë. Është shaka nuk ka asnjë lloj vërtetësie në këtë gjë. Ne po argëtoheshim me këto lajme”- tha ai.

Të fundit