Flash News

POLITIKOFF

Gjermania kërkoi të ndriçoheshe "Allianz Arena" me ngjyrat e LGBTI, refuzohet nga UEFA

Gjermania kërkoi të ndriçoheshe "Allianz Arena" me

UEFA ka refuzuar kërkesën e Gjermanisë që stadiumi "Allianz Arena" në Mynih të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, të cilat identifikohen me komunitetin LGBTI, në ndeshjen e Euro 2020 kundër Hungarisë..

Javën e kaluar, kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, paraqiti një kërkesë për të përdorur ngjyrat e ylberit tek organi drejtues i futbollit evropian, duke thënë se ai donte të mbante një qëndrim kundër ligjeve të reja hungareze të cilat ndalojnë librat me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.

UEFA e ka refuzuar ditën e sotme këtë kërkesë, duke thënë se ndërsa mbështet të drejtat e LGBT, ajo është e detyruar nga statutet e saj themeluese të mbetet ‘politikisht neutrale’.

“Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqërinë tonë dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballemi sot”- u shpreh në një deklaratë UEFA.

UEFA propozoi data të reja në Mynih për të ndezur Allianz Arena: më 28 qershor ose midis 3 qershorit dhe 9 korrikut. 28 qershori është “Dita e Çlirimit të Rrugës Christopher”, e cila është një festë dhe demonstratë vjetore LGBT e mbajtur në disa qytete evropiane për të drejtat e komunitetit LGBT.

Kujtojmë se në ndeshjen me Portugalinë, portieri i gjermanëve Manuel Neuer mbajti në krahun e tij, shiritin e kapitenit, që kishte ngjyrat e komunitetit LGBTI dhe u hap një hetim ndaj tij, por nuk pati një dënim.

Të fundit