Flash News

POLITIKOFF

Gjoba të majme, por të lirë pas vendimit, Stresi, Noizy dhe DJ Crax dënohen për sherrin në Pejë

Gjoba të majme, por të lirë pas vendimit, Stresi, Noizy dhe DJ

Tre nga reperët më të njohur dhe të komentuar të estradës shqiptare, Stresi, Noizy dhe DJ Crax, janë dënuar nga organet e drejtësisë në Pejë lidhur me një sherr të bujshëm të ndodhur disa muaj më parë në një diskotekë në këtë qytet.

Sipas vendimit të dhënë sot, Stresi është dënuar me një gjobë prej 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro, ndërsa DJ Crax me 5.000 euro. Pas shqyrtimit të çështjes dhe vendimit për gjobat, të tre reperët janë liruar nga autoritetet.

Ngjarja që çoi në këto dënime daton në muajin gusht, kur reperët u përfshinë në një sherr të dhunshëm me Medi Isenin në një diskotekë të Pejës. Pas incidentit, ata ishin shpallur në kërkim nga policia, ndërsa Stresi dhe Noizy u vetëdorëzuan vetëm disa ditë më parë.

Në atë kohë, Noizy dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari (i njohur si DJ Crax), u arrestuan me urdhër të Policisë së Kosovës. Arrestimi u krye për t’i ekstraduar në Kosovë dhe për të përballur drejtësinë. Më herët, Noizy ishte liruar nga policia pasi kishte paguar një gjobë prej 2.000 eurosh.

Ky rast i bujshëm, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave, tashmë është mbyllur me vendimin për dënime monetare ndaj të përfshirëve, duke shënuar një fund të tensionuar, por të qetë, për të tre artistët.

Të fundit