Flash News

POLITIKOFF

Gjon's Tears dhe Arilena Ara bashkojnë forcat, dueti "Dance Me" është gati!

Gjon's Tears dhe Arilena Ara bashkojnë forcat, dueti "Dance

Këngëtarja Arielna Ara konfirmoi në fillim të muajit korrik se ka gati albumin e saj të parë në karrierën muzikore. Ai do të mbajë titullin "POP ART" dhe pjesë e albumit do të jenë edhe duete me këngëtarë të njohur shqiptarë.

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!", u shpreh Arilena kur njoftoi daljen e albumit.

Në mesin e këngëtarëve të cilët ajo ka zjgedhur të bashkëpunojë është edhe përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovizionin e këtij viti, Gjon's Tears me origjinë shqiptare.

Arilena dhe Gjoni do të sjellin si pjesë të albumit "POP ART" duetin e tyre me titull "Dance Me". Këtë e ka bërë të ditur këngëtari me origjinë shqiptare përmes disa fotove dhe videove që ka postuar në Instagram me Arilenën.

Ai është shpprehur shumë i lumtur për bashkëpunimin, megjithëse ende nuk është bërë e ditur data se kur do të lançohet klipi. “Jam shumë i lumtur që do ju tregoj këtë këngë, videoklipin që xhiruam dhe gjithë projektin e mbretëreshës sime Arilena Ara. Faleminderitt të gjithë njerëzve të mirë që kam njohur! Shihemi së shpejti!”, shkruan Gjoni në një postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

Të fundit