Flash News

POLITIKOFF

Gjykata heq të atin e Britney Spears nga kujdestaria, fansat të ekzaltuar; këngëtarja feston mes reve

Gjykata heq të atin e Britney Spears nga kujdestaria, fansat të

Mesa duket çdo gjë ka marrë fund sa i takon kujdestarisë "drastike" dhe aspak njerëzore që i ishte bërë Britney Spears nga i ati i saj.

Në një seancë që zgjati më shumë se tre orë, gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Anxhelosit, Brenda Penny, vendosi t’i heq Jamie Spears të drejtën nga mbikëqyrja e pasurisë së vajzës së tij prej 60 milionë dollarësh dhe caktoi një datë në nëntor për të diskutuar nëse do ta përfundonte të gjithë marrëveshjen.

Gjykata heq të atin e Britney Spears nga kujdestaria, fansat të

Vendimi vjen tre muaj pasi ylli i popit u lut publikisht që babai i saj të hiqet, duke pretenduar se ai kishte qenë abuziv. Ajo pretendoi se ai dhe të tjerët kontrollonin detajet intime të jetës personale dhe e kishin detyruar të punonte kundër vullnetit të saj. Fansat kanë festuar "si të çmendur" pas vendimit e ndërsa Britney ndihet si në qiellin e shtatë.

Gjykata heq të atin e Britney Spears nga kujdestaria, fansat të

Në një postim në Instagram këngëtarja postoi një video ku shfaqet e ulur pranë një piloti në kabinën e një avioni të vogël ku shkroi.

“Për herë të parë duke fluturuar me një Aeroplan. Geez u frikësova."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Të fundit