Flash News

POLITIKOFF

Gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard, së shpejti do të bëhet film

Gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard, së shpejti do të

Gjyqi i famshëm mes aktorëve Johhny Depp dhe Amber Heard do të risillet në filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”. Siç e dimë ky gjyq u fitua nga Depp i cili mori 10 milionë$ dëmshpërblim për shpifjet e ish-partneres së tij. Filmi do të shfaqet në 30 shtator, në platformën e Fox. Me regji të Sara Lohman dhe Guy Nicolucci, në të do të interpretojnë Mark Hapka dhe Megan Davis.

Gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard, së shpejti do të

Rikujtojmë, se Amber Heard po përballet me shumë probleme pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp-in. Fama, karriera dhe financat kishin marrë një kthesë në rënie edhe para se juria të shpallte të pafajshëm ish-burrin e saj. Aktorja humbi rolin në “Aquaman”, por më e rëndësishmja, humbi mbështetjen e atyre që ishin afër saj.

Gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard, së shpejti do të

Sipas medieve botërore, Heard iu drejtua miqve dhe njerëzve të tjerë pranë saj për ndihmë financiare, por askush nuk e ka ndihmuar. Edhe pasi procesi gjyqësor i shumëpërfolur përfundoi në fillim të kësaj vere, emrat e Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdojnë të jenë titujt kryesorë gjatë gjithë vitit. 

Gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard, së shpejti do të

Të fundit