Flash News

POLITIKOFF

Gjyshja e Kiarës mesa duket nuk ka mendim aq pozitiv për Luizin

Gjyshja e Kiarës mesa duket nuk ka mendim aq pozitiv për Luizin

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë dy emrat më të përmendur në showbiz kohët e fundit. Sot duket se ka qenë një ditë e bukur për Luizin pasi mori përqafimin e parë nga Kiara, për të cilën ai ka shfaqur shumë interes dhe pëlqim, aq shumë sa gjyshja e Kiarës e ka cilësuar si 'bezdisje'. E ftuar në 'Shqipëria Live', Violeta tha se Luizi e ka bezdisur Kiarën dhe do të dëshironte që këtë eksperiencë ta vazhdonte vetëm.

“Është vetvetja, aty ka hyrë vetëm do dali vetëm, rruga se si do ecin, se si shkojë është puna e tyre. Ne as e shajmë atë djalin, ai është djalë i mirë me parametrat e veta, ne nuk ndërhyjmë.”

Gjyshja e moderatores është shprehur se e ndjek pothuajse 24 orë.

“Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para."

Përsa i përket Kiarës, duket se i pëlqen prania e Luizit, po 'po ecën' me hapa të ngadaltë.

Të fundit