Flash News

POLITIKOFF

Gjysmë milion euro investim, Dukagjin Lipa propozon në Kuvendin e Kosovës projektin për "Sunny Hill Festival"

Gjysmë milion euro investim, Dukagjin Lipa propozon në Kuvendin e

Organizatori i "Sunny Hill Festival", Dukagjin Lipa ka shpalosur propozimin e tij për Kuvendin e Kosovës në lidhje me pronën e "Sunny Hill Festival".

Dukagjini, babai i Dua Lipës, ka propozuar që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj. Sipas tij ata kanë nevojë për një pronë të përhershme.

Gjysmë milion euro investim, Dukagjin Lipa propozon në Kuvendin e

“Si një prej festivaleve më të mëdha në rajon kemi nevojë për pronë më të madhe. Gërmia i zë vetëm 20 mijë njerëz, kurse prona që ne propozojmë ka kapacitet për 100 mijë”, ka thënë Lipa.

"Në këtë pronë do investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial, këto do bëhen gradualisht. Kjo pronë tani është shkurre nuk ka asgjë”, shtoi ai.

Të fundit