Flash News

POLITIKOFF

Goran Bregoviç mbylli koncertin në Festën e Birrës me "Kllashnikov" dhe sqaron polemikat rreth këngës

Goran Bregoviç mbylli koncertin në Festën e Birrës me

Mbrëmë është mbajtur nata finale e "Festës së Birrës" ku këngëtari kryesor i ftuar ishte artisti serb Goran Bregoviç për të cilin ka patur shumë polemika për praninë e tij. Kujtojmë se të gjithë artistët shqiptarë të Kosovës u tërhoqën nga "Festa e Birrës" pikërisht për shkak të Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë, ku qindra mijëra shqiptarë u masakruan.

Pavarësisht polemikave dhe peticioneve, ardhja e tij nuk u anulua. Bregoviç e nisi mbrëmjen më këngën "Kosovarja" dhe e mbylli me këngën "Kallashnikov", e cila dhe pretendohet që është kënga që frymëzoi ushtrinë serbe.

Para se ta këndojë, Bregoviç tha se kjo këngë është argëtuese dhe për njerëzit që pëlqejnë të mbajnë armë dhe që shpreson që kurrë këto fjalë mos t`i dëgjojë më.

“Do ta përfundoj koncertin me një këngë që titullohet “Kallashnikov”. Është një këngë disi ironike, një këngë argëtuese, për disa njerëz që pëlqejnë të mbajnë armë. Është një shaka! Në vendin tim ushtarët thonë “Jurish!” Ushtarët tuaj para se të ndërmarrin aksion thonë “Në sulm”! Unë shpresoj që këto fjalë nuk do t’i dëgjojmë më kurrë . Unë shpresoj që ju kurrë nuk do t’i dëgjoni këto dy fjalë, përveçse këtu sot në këtë këngë”.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes ka ndodhur dhe një incident ku u hodh gaz lotsjellës gjatë koncertit.

Të fundit