Flash News

POLITIKOFF

Graniti merr vendimin të largohet nga Big Brother Vip

Graniti merr vendimin të largohet nga Big Brother Vip

Sot pasdite në "BBV" ka pasur debate lidhur me Granitin dhe lojën e tij. Takimi me mamanë, votimi nga publiku si një ndër më pak të preferuarit dhe nominimi nga banorët e shtëpisë, e kanë rënduar shumë psikologjikisht Granitin, i cili tashmë është i bindur se Fifi e ka penalizuar shumë ish-futbollistin nga Kosova.

Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërisa me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.

“Mos më fol më sepse po te penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”,- i tha e përlotur Fifi një mbrëmje më parë.

Banorët po ashtu sot e kanë këshilluar që të shkëputet nga marrëdhënia me Fifin dhe të jetë i lirë me të gjithë banorët e tjerë. Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve. Pas kësaj përballjeje tepër tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia.

Më pas banorët kanë bërë të pamundurën që ta bindin në mënyrë që të mos largohet nga shtëpia.

Për momentin Graniti duket se është qetësuar disi, megjithatë po qëndron në heshtje. Kujtojmë se pak më parë se të merrte këtë vendim, Vëllai i Madh u dh banorëve një detyrë që të shpallin "Miss dhe Mr. Pemën" dhe kjo edhe mund të ketë ndikuar tek gjendja emocionale e Granitit, i cili u shpall Mr Pema dhe Sara u shpall Miss Pema.

Dy banorët "Miss dhe Mr Pema" duhet ta mbajnë këtë shirit deri në natën e spektaklit.

Të fundit