Flash News

POLITIKOFF

Graniti poston foto me Fifin dhe kuriozon fansat me atë që shkruan

Graniti poston foto me Fifin dhe kuriozon fansat me atë që shkruan

Marrëdhënia e Fifit dhe Granitit jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP" po komentohet po aq sa edhe kur ishin brenda në shtëpi. Në fillim u komentuan se marrëdhënia e tyre u kris dhe sesa shumë dëshironte Graniti ta ruante këtë marrëdhënie, të përqafoheshin dhe të bënin dhe foto.

Më pas, në festën e 20-vjetorit të Digitalb, duket se Fifi e hodhi pas shpine atë që ka ndodhur dhe komentet negative që mori nga familjarët e Granitit, teksa u përqafuan, kënduan dhe kërcyen bashkë.

Pas këtij momenti, dyshja janë shoqëruar edhe me ish-konkurrentë të tjerë të Big Brother Vip Albania.

Disa ditë më parë "Panorama Plus" shkruante se miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar se ata kanë nisur një lidhje romantike dhe për më tepër kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut. Ndërsa sot, Graniti ka postuar në Instagram një foto me këngëtaren. Ata pozojnë duke parë njëri-tjetrin teksa vëmendje ka marrë edhe mbishkrimi që modeli i ka bërë fotos. "Ça po thua, a më mirë këtu apo atje?"

Kjo kuriozon shumë fansat  e tyre, të cilët duan shumë t`i shohin bashkë, por ende nuk dihet sui qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granit Cana (@granitcana)

Të fundit