Flash News

POLITIKOFF

Graniti tregon si i ka marrëdhëniet me Fifin pas daljes nga BBV: Jo çdo gjë shkoi mirë, e prisja një përqafim të ngrohtë

Graniti tregon si i ka marrëdhëniet me Fifin pas daljes nga BBV: Jo

Fifi dhe Granit Cana, ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, e madje u diskutua dhe për një raport dashurie, i cili nuk shkoi deri në atë fazë për shkak se Graniti vendosi të tregohej i sinqertë me Fifin dhe i tha se nuk e sheh dot më shumë se shoqe, se "motër".

Më pas edhe vetë këngëtarja u shpreh se ka patur pëlqim, por kuptoi që nuk kishte ndjenja për të. Tashmë që të dy janë larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ndjekësit mezi kanë pritur të dinë se si do të shkojë marrëdhënia mes tyre, por mesa duket gjërat nuk janë më si në fillim, ndoshta Fifi është ndikuar dhe nga deklaratat e motrës së Granitit, të cilat kanë qenë goxha të ashpra.

Graniti tregon si i ka marrëdhëniet me Fifin pas daljes nga BBV: Jo

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Graniti ka treguar se si vazhdon marrëdhënia e tij me Fifin.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”, është shprehur ai.

 “U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar”, shtoi Graniti.

Të fundit