Flash News

POLITIKOFF

Gruaja 104-vjeçare pasi votoi për Biden: Tani mund të vdes e lumtur

Gruaja 104-vjeçare pasi votoi për Biden: Tani mund të vdes e

Në moshën 104-vjeçare, ajo ka qenë dëshmitare e më shumë se 20 palë zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, Ruth Rosner thotë se ajo "mund të vdesë më në fund e lumtur" pasi votoi për Joe Biden.

Rosner ka lindur para se gratë të kishin të drejtën e votës dhe ajo u bë virale në ditën e zgjedhjeve teksa po shkonte për të votuar. Atë ditë ajo u shpreh se vota e saj është më e rëndësishmja që ka hedhur gjatë gjithë jetës së saj, pasi sipas Ruth Rosner, Trump është si një "ndyrësirë groteske dhe shpërthyese".

Gruaja 104-vjeçare pasi votoi për Biden: Tani mund të vdes e

Shkrimtarja Faith Salie ka "regjistruar" udhëtimin e Ruth teksa shkonte për të votuar:

"Sot pata nderin të shoqëroj shoqen time Ruth 104.5- vjeçare për të votuar. Ajo ka lindur para se gratë të kishin të drejtë vote. Vota e saj e parë ishte për FDR. Babai i saj vdiq nga gripi gjatë pandemisë së vitit 1918, kur ajo ishte vetëm 2-vjeçe."

Gruaja 104-vjeçare pasi votoi për Biden: Tani mund të vdes e

Në një video emocionuese, Ruth tha se këto ishin zgjedhjet më të rëndësishme për të cilat kishte votuar ndonjëherë.

Ajo tha:

"Kjo është vota më e rëndësishme, pa përjashtim, dhe po flas për Luftën e Parë Botërore, të Dytën dhe çdo zgjedhje tjetër para ose që atëhere. Kjo është më e rëndësishmja."

Burimi: Mirror.co.uk

Të fundit