Flash News

POLITIKOFF

Gucci rikthen çantën e famshme të Princeshë Dianës

Gucci rikthen çantën e famshme të Princeshë Dianës

Pasi u divorcua me Princin Charles dhe teksa po distancohej nga jeta mbretërore Princeshë Diana u bë shumë  e guximshme me stilin e saj dhe zgjedhjet e modës.

Diana u vesh me “Gucci”, shumë vite përpara se kjo e fundit të bëhej një brand kryesor i modës në botë. Princesha zgjodhi në vitet 80’ dhe 90’ për të udhëtuar me një çantë, e cili asokohe u quajt “çanta e Dianës”.

Javën që kaloi, do të ishte 60-vjetori i lindjes së princeshës së ndjerë dhe shumë evente u zhvilluan në nder të saj. Në përkujtim të Princeshë Dianës, marka "Gucci" ka publikuar rinovimin e akseorti të preferuar të saj.

Çanta tani është riemëruar zyrtarisht “Gucci Diana”, dhe është në dispozicion që nga 6 korriku. Pavarësisht se ka dy dekada që Lady Diana ka ndërruar jetë, vazhdon të jetë ikonë e stilit ku marka dhe stilistë të famshëm i referohen ende asaj për të sjellë apo risjellë trendet e modës.

Gucci rikthen çantën e famshme të Princeshë Dianës

Të fundit