Flash News

POLITIKOFF

Gwen Stefani: Falë djemve të mi kuptova se vuaj nga disleksia

Gwen Stefani: Falë djemve të mi kuptova se vuaj nga disleksia

Këngëtarja Gwen Stefani ka mësuar një gjë shumë të rëndësishme për veten e saj që deri vonë nuk e dinte. Përmes një interviste me Zane Lowe të Apple Music ajo ka pranuar se vuan nga disleksia dhe këtë e ka marrë vesh falë dy djemve të saj.

Gwen Stefani: Falë djemve të mi kuptova se vuaj nga disleksia

Disleksia është një vështirësi në të nxënë, ose më saktë hyn në grupin e vështirësive në të nxënë, lidhet me vështirësinë që ka individi për të lexuar apo për të perceptuar shkronjat.“Një gjë e kam zbuluar nga fëmijët dhe është se kam disleksi. Ndjehem se shumë prej problemeve që kam pasur apo edhe vendimet që kam marrë për veten burojnë nga kjo. Unë isha një vajzë e mirë. Nuk bëja gjëra të këqija. Ishte vërtet e vështirë për mua të funksionoja në atë kuti katrore të shkollës që të gjithë duhej ta kuptonin.”- ka treguar këngëtarja 51-vjeçare.

 

Të fundit