Flash News

POLITIKOFF

Gwyneth Paltrow tregon arsyen pse  ish i dashuri i saj - Brad Pitt - dëshironte të kopjonte pamjen e partnereve

Gwyneth Paltrow tregon arsyen pse  ish i dashuri i saj - Brad Pitt -

Aktori i njohur - një prej më të pëlqyerve sidomos nga gjinia femërore - Brad Pitt, ka pasur gjithmonë dëshirë që të kopjonte look-un (pamjen) e partnereve që kishte në krah, por arsyet për këtë zgjedhje nuk diheshin më parë, ose të paktën jo qartësisht.

Aktorja Gwyneth Paltrow, ish- e dashura e Brad Pitt, tregoi versionin e saj të kësaj historie lidhur me këtë çështje teksa reklamonte linjën e saj për flokët në një emision televiziv.

“Unë dhe Brad i premë flokët në të njëjtën ditë te i njëjti stilist flokësh dhe e vërteta është që nuk e bëmë me qëllim prerjen e njëjtë, thjesht ashtu ndodhi”, tregon aktorja.

Kujtojmë se Gwyneth dhe Brad ishin çift nga viti 1994 deri në 1997-ën, ku dhe u ndanë më pas.

Të fundit