Flash News

POLITIKOFF

Habit Egla Ceno: Në BBV3 kam aktruar

Habit Egla Ceno: Në BBV3 kam aktruar

Fituesja e BBV3, Egla Ceno u shfaq mbrëmjen e së martës mes dyshes së prezantuesve të Fiks Fare. Të tre aktorët shkëmbyen batuta midis tyre në lidhje me lojën në BBV3 ku Ceno u shpreh se pjesëmarrja në shtëpinë më të famshme ishte një çast dobësimi, por që nuk pendohet aspak që ishte pjesë e saj ”Nuk e di si m’i mori Perëndia mend dhe pranova” shprehet ajo me humor.

Për Fiksin Egla Ceno pranon se në BBV3 nuk është Egla e vërtetë, por ka luajtur dhe aktruar. Marrëdhënien me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme pranoi nën nota humori se janë ‘0’. Madje nuk kurseu as një thirrje publike për aktorin Julian Deda që nënkuptohet se as me të nuk ka komunikuar. “Jul, i sëmuri telefonohet sipas zakoneve tona e pyetet si je?”. Madje ajo tregoi edhe incidentin që i kishte ndodhur natën e fitores ku ishte rrëzuar dhe Juli nuk ia kishte kursyer batutën. Kështu është kur e merr Big-un me hile”. Në lidhje me finalistin e tretë Romeo Veshaj, Egla pohoi se do vijë koha kur do sqarohen të gjitha gjërat pasi ai të ftillohet: “Romeo është shëndoshë e mirë, por ka ca gjëra që unë nuk mund t”i them për momentin. Do vijë koha, do ftillohet historia vetë, qetë e qetë”.

 

Të fundit