Flash News

POLITIKOFF

Hapet kopshti për të cilin Dua Lipa kontribuoi në ndërtimin e tij, këngëtarja flet për emocionet

Hapet kopshti për të cilin Dua Lipa kontribuoi në ndërtimin

Kopshti "Sunny Hill" ka çelur dyert për fëmijët në zonën e ish-Bllokut. Kopshti është realizuar falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja ka ndarë emocionet, në Instagram, ku ka publikuar foto e video nga hapja.

“Një moment shumë krenar – ’Sunny Hill Kindergarten’ është hapur në Tiranë, Shqipëri, me kapacitet mbi 300 fëmijë”, shkruan Dua duke falënderuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

“Zemra ime është plot”, shton këngëtarja, duke ndarë emocionet e saj në Instagram.

Kujtojmë që Dua Lipa ishte në verë bashkë me familjen e saj dhe përveç vizitës në ndërtimet e kopshtit, jo kaloi disa ditë në vendin tonë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të fundit