Flash News

POLITIKOFF

Harrison Ford lëndohet gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”

Harrison Ford lëndohet gjatë xhirimeve të “Indiana Jones

Gjatë xhirimeve të  “Indiana Jones 5”, në provat për një skenë lufte, aktori i Hollywood-it, Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull. Dhe në këto kushte, aktorit i është nevojitur të shkëputet nga xhirimet dhe regjisori James Mangold do të vazhdojë të xhirojë pa Ford.

Harrison Ford lëndohet gjatë xhirimeve të “Indiana Jones

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ford dëmtohet gjatë xhirimeve, pasi në të kaluarën është dëmtuar shumë rëndë në shpinë në “Indiana Jones and the Temple of Doom” si dhe pësoi fraktura në këmbë në “Star Wars: The Force Awakens”.

Harrison Ford lëndohet gjatë xhirimeve të “Indiana Jones

‘Indiana Jones 5’ është filmi i pestë dhe i fundit në seri, i cili po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të dalë për publikun në vitin 2022.

Të fundit