Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Harry Styles anuloi performancën në Danimarkë pas tragjedisë që ndodhi pak para koncertit të tij
Ylli britanik i popit, Harry Styles, ka anuluar performancën e tij në Kopenhagen, pasi disa të shtëna ndodhën në një qendër tregtare pranë vendit të koncertit ku ai kishte planifikuar të performonte.
Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në të shtënat masive të dielën në Field's, një qendër tregtare në kryeqytetin danez. Styles do të performonte aty pranë, në Royal Arena, por njoftoi se shfaqja nuk do të ndodhte më, duke përmendur tragjedinë.
"Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagen. E adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri," shkroi Styles në Twitter. "Jam i shkatërruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit. Më vjen keq që nuk mund të ishim bashkë. Ju lutem, kujdesuni për njëri-tjetrin."
I’m heartbroken along with the people of Copenhagen. I adore this city. The people are so warm and full of love.
— Harry Styles. (@Harry_Styles) July 3, 2022
I’m devastated for the victims, their families, and everyone hurting.
I’m sorry we couldn’t be together. Please look after each other. H
Data e turneut të ardhshëm të Styles është planifikuar për të martën në Paris, Francë.