Flash News

POLITIKOFF

Harry Styles bie ‘pre’ e trendit, fansi e godet me objekt në sy

Harry Styles bie ‘pre’ e trendit, fansi e godet me objekt në sy

Harry Styles ka rënë pre e trendit të fundit që po ndodh me thuajse çdo artist të njohur.

29-vjeçari është goditur me një objekt teksa performonte në skenë gjatë një koncertë që po mbahej në Vjenë. Siç duket edhe nga videot, Harry është goditur me një objekt në sy.

“Pse vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke paguar para për të qenë në sediljet e para për ta bërë këtë. Është shumë e lodhshme”, ka komentuar një përdorues në Twitter. 

“Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së gjërave do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruan një tjetër.

Incidente të ngjashme ndodhën edhe me Bebe Rexhën, së cilët goditja me telefon nga një fans i shkaktonte çarje në sy, dhe me Ava Max e cila u gjuajt me shpullë në skenë.

Të fundit