Flash News

POLITIKOFF

Hashim Thaçin ‘feston’ ditëlindjen në paraburgim, i biri krah gjyshërve: Sakrifikove për lirinë e Kosovës

Hashim Thaçin ‘feston’ ditëlindjen në paraburgim, i

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi festoon sot ditëlindjen e 54-ët. Djali i tij, Endrit Thaçi e ka uruar të atin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me gjyshërit e tij.

Thaçi shkruan se ndjen mall për të atin dhe se është krenar pasi ka sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

“Babi, çdo ditë e jetës tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se prej nëntorit të vitit 2020, ish-presidenti Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, pasi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçin ‘feston’ ditëlindjen në paraburgim, i

 

Të fundit