Flash News

POLITIKOFF

Hera e dytë që ndodh, Princesha Eugenie " e inatosur" me Meghan dhe Harry-n

Hera e dytë që ndodh, Princesha Eugenie " e inatosur" me

Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë dhe këtë lajm e kanë dhënë menjëherë pasi kushërira e Harry-t, Princeshë Eugenia dha lajmin se është bërë nënë e një djali.

Kjo është hera e dytë që ndodh që Meghan dhe Harry japin një lajm pas një "eventi" në jetën e Princeshë Eugenie-s.

Hera e parë ndodhi kur ajo u martua dhe shtatzënia e parë e Meghan la në hije dasmën e Princeshë Eugenie-s. Disa njerëz spekulojnë se  lajmi i shtatzënisë së dytë të Meghan, i dhënë pak pas lajmit të lindjes së djalit të Princeshës Eugenie, ka bërë që kjo e fundit të mërzitet për kohën që ata zgjodhën ta bënin publike pritjen e ëmbël. 

Hera e dytë që ndodh, Princesha Eugenie " e inatosur" me

Por nga ana tjetër, burime për People i kanë hedhur poshtë këto lajme, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

"Ata e kanë ditur për datat e lindjes së njëri-tjetrit", -tha një mik i familjes. Ndërsa një tjetër burim i brendshëm shtoi se: "Këto kohë priren t’i bëjnë familjet bashkë. E bukura në gjithë këtë është se Eugenie sapo ka lindur djalin e saj, ndërkohë që Harry dhe Meghan po presin fëmijën e dytë. Ata janë shumë afër. Dhe të gjithë po vendosin të ndjekin rrugën e tyre".

Të fundit