Flash News

POLITIKOFF

"Hera e parë që një qytet europian sheh një shfaqje kaq madhështore", Londra ndez dritat për muajin e Ramazanit

"Hera e parë që një qytet europian sheh një shfaqje kaq

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka ndezur dritat e para festive për muajin e shenjtë të Ramazanit, në Londër, në Piccadilly Circus. "Është hera e parë që një qytet evropian ka parë një shfaqje kaq madhështore për muajin e Ramazanit, me instalacionin që përmban 30,000 drita të qëndrueshme", - shkruan "The Guardian".

Rruga ikonë "West End" do të ndriçohet për muajin e Ramazanit, i cili festohet nga myslimanët, duke përfshirë edhe vetë kryetarin e Londrës. Besimtarët musliman këtë vit do të nisin sonte agjerimin, deri në datën 21 prill. Nisma u drejtua nga organizata jofitimprurëse 'Ramadan Lights UK', e cila u mblodh për të ngritur ekspozitën përmes donacioneve publike.

"Hera e parë që një qytet europian sheh një shfaqje kaq

Dritat shkruajnë "Gëzuar Ramazanin", me hëna vezulluese dhe yje që përputhen, ndërsa koncepti i kuruar përshkruan fazat e hënës gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Të fundit