Flash News

POLITIKOFF

Hilary Duff publikon fotot personale nga lindja e bebit në shtëpi

Hilary Duff publikon fotot personale nga lindja e bebit në shtëpi

Aktorja Hilary Duff - e cila ka qenë ylli i filmave të adoleshencës - sot është nënë e tre fëmijëve. Në mars të këtij viti, aktorja dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma u bënë prindër për herë të dytë (ndërsa Hilary Duff ka dhe një djalë nga martesa e parë).

Hilary Duff solli në jetë fëmijën e saj të tretë në shtëpi dhe lidhur me këtë proces ajo ka folur dhe më parë, por vetëm sot ka vendosur të ndajë me botën foto shumë personale nga lindja e saj brenda në shtëpinë e tyre.

Përmes disa fotove në profilin e saj në Instagram, aktorja ka shpjeguar si është ndjerë atë ditë dhe ka treguar me detaje për ndihmën që i ka dhënë bashkëshorti dhe po ashtu familjarët e saj:

"Ndihem gati të ndaj me ju ca foto nga dita e lindjes së Mae-n. Për mua, të ndihem e sigurt gjatë lindjes është pjesa më e rëndësishme. Është thelbësore të kesh sistemin mbështetës të duhur. Hapësirën perfekte, humorin dhe njerëz që mbështesin fuqinë time. Bashkëshorti im ishte njeriu më i qetë brenda asaj dhome gjatë procesit. Nga ana tjetër mami po na përgatiste ushqime ndërkohë që buzëqeshte e nervozuar duke parë bebin e saj të sillte një tjetër bebe. Ndihma që kam për t'u kujdesur për fëmijët e tjerë është mendimi që më bën të ndihem më mirë. E gjitha është një aventurë e mrekullueshme!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Të fundit