Flash News

Ditari i Opozitës

"Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK", Basha akuza Ramës: Nuk ka gjë që s`merret vesh

"Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Kamëz, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama duke thënë se po pengon drejtësinë në zbardhjen e asaj që opozita e quan si afera e inceneratorëve.

Basha nuk zbuloi nëse ka informacione për kërcënimin e ndonjë nga prokurorëve, por tha se “nuk ka gjë që s’merret vesh”.

"Afera më e madhe jo në Shqipëri, por në europë. Të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit. A e dëgjuat atë administratorin e Fierit? 23 milion euro, nuk e di, s’më kujtohet…23 milion euro pa një copë letër. Administratori tjetër nuk e dinte që e kishte rrogën 9 milion në muaj. Një tjetër filloi duke qarë në sallë. Dy janë në kërkim. Një njeri që nuk ka tender me mbi 1 milion euro që nuk merret vetë personalisht? A ka mundësi mos të ketë dijeni për një aferë 430 milion euro? Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut. Ta dëgjojë mirë këtë mesazh. Nuk ka gjë që s’merret vesh. Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK. Të gjitha provat faktojnë se ky po mbron ata që kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar të PD. Por ky vetë po provohet si koka e aferës,"- tha Basha.

Të fundit