Flash News

POLITIKOFF

"Hiqni këto pamje, po më shisni…”/ Elsa Lila revoltohet me gazetarin dhe braktis emisionin

"Hiqni këto pamje, po më shisni…”/ Elsa Lila

Këngëtraja e njohur Elsa Lila nuk i ka pritur mirë imazhet e risjella në vëmendje nga e shkuara e saj të pak viteve më parë, duke bërë që ajo të revoltohet dhe të braktisë emisionin.

Teka ishte ftuar të diskutonte rreth librit të saj të ri, “Mirë se erdhe në Rebibia”, si dhe një reflektim mbi ngjarjet e rëndësishme që kanë shënjuar jetën e këngëtares vitet e fundit, në emisionin  “People” në Euronews Albania, ajo u revoltua kur në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane disa vite më parë.

Ajo u arrestua pas akuzave si e përfshirë në një grup kriminal italo-shqiptar. Këto pamje shkaktuan reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.

 “Ju lutem, mbuloni këto pamje me diçka tjetër. Këto janë histori të mbyllura, nuk ka nevojë të rikthehen. Përndryshe, do të largohem nga studio,” deklaroi Elsa Lila, duke vendosur në siklet moderatorin, Flor Gjini.

Ky i fundit, i kërkoi  regjisë të ndryshonte ekranin dhe duke u përpjekur ta rikthente diskutimin në temën e dakordësuar. Sipas gazetarit, qëllimi i intervistës ishte të fokusohej te libri i ri dhe të ndaheshin disa momente personale nga jeta e këngëtares, megjithatë, biseda mes tyre mori tjetër rrjedhë, duke bërë që Lila të largohet nga studio pa mbaruar intervistën.

 

 

Të fundit